Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Prizrenit thekson rëndësinë e mbështetjes për personat me autizëm

Lajme 02/04/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Autizmit, ka vlerësuar se ky është një moment i veçantë për të rritur ndërgjegjësimin, për të mbështetur përfshirjen dhe për të festuar diversitetin neurologjik.

Kjo ditë, sipas Spitalit të Prizrenit, është një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e pranimit, mirëkuptimit dhe krijimit të një bote ku çdo individ, pavarësisht sfidave apo mënyrës së tij unike të të menduarit, të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë.

“Autizmi nuk është një pengesë – është një perspektivë e ndryshme mbi botën, një mënyrë unike e të ndjerit, të mësuarit dhe të ndërvepruarit. Secili individ me autizëm ka dhunti, talente dhe një mënyrë të veçantë për të shprehur emocionet dhe mendimet e tij. Ajo që na takon neve si shoqëri është të krijojmë hapësira që respektojnë dhe mbështesin këto dallime, duke ndërtuar një realitet më të drejtë dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në porosinë e publikuar nga Spitali i Prizrenit, raporton Telegrafi.

Ky institucion shëndetësor ka apeluar që kjo ditë të shërbej për angazhimin për të “ndihmuar në ndërgjegjësimin mbi autizmin, duke sfiduar mitet dhe duke ndarë informacion të saktë; mbështetur arsimimin dhe mundësitë e barabarta për fëmijët dhe të rriturit me autizëm; krijuar një shoqëri më të hapur, ku të gjithë të ndihen të pranuar dhe të respektohen për atë që janë”.

“Simboli i kësaj dite, ngjyra blu, na kujton qetësinë, mirëkuptimin dhe përkushtimin tonë për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë. Le ta përdorim këtë ditë jo vetëm për të reflektuar, por për të vepruar! Të punojmë së bashku për një të ardhme ku çdo individ, pavarësisht nga mënyra e tij e të perceptuarit të botës, të ketë mundësinë të shkëlqejë dhe të jetojë me dinjitet”, ka bërë të ditur Spitali i Prizrenit

Artikulli paraprakAntidepresantët rrisin rrezikun për vdekje të papritur nga zemra
Artikulli i rradhës Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin: Çfarë e shkakton dhe si trajtohet?

Ju sugjerojmë

Mbi 900 viktima nga Ebola në Kongo, mbi 2.300 raste të konfirmuara

21/07/2026 Lajme

Moti sot me diell, vranësira, vende-vende me reshje shiu

21/07/2026 Lajme

Gjendje alarmante në Gostivar, mbi 3.100 raste me simptoma helmimi

20/07/2026 Lajme

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

20/07/2026 Lajme

Përfundon me sukses kursi i parë i Lidershipit për Sëmundjet Kronike Jo-Ngjitëse në Kosovë

20/07/2026 Lajme

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.