Studentja Lawrence e Universiteti Kentucky, po promovon një model të ri të maskave për personat të shurdhër dhe ata me vështirësi në dëgjim.
Të shurdhët dhe ata me degjim të dobët kanë nevojë për maska ku ekziston një zonë e plastikës së tejdukshme që i lejojnë ata të shohin më shumë fytyrat e njëri-tjetrit dhe ti kuptojmë përmes kësaj mimikat e fytyrës shkruan burimi TenNews.
Duke parë nevojën e këtij llojit, studentja Lawrence vendosi të fillojë prodhimin e tyre me ndihmën e nënës së saj përcjell Gazeta Shneta.
Ato janë duke përdorur çarçafë të pastër, plastikë të tejdukshme dhe pjesë elastike për të krijuar maska të ripërdorshme për të shurdhërit dhe ata me të degjim të dobët.
Poashtu, faqja e njohur ‘GoFundMe’ mblodhi më shumë se 3000 dollarë për të ndihmuar në financimin e projektit.
Posa filloi projektin, studentja Lawrence pranoi se kishte marr dhjetëra porosi dhe shtoi se të gjitha do dhurohen falas për personat me nevojë. /Gazeta Shneta/