Një studim i realizuar nga Spitalet Universitare të Gjenevës dhe Universiteti i Gjenevës ka zbuluar se truri i të rriturve që preken nga çrregullimi i mungesës së vëmendjes me ose pa hiperaktivitet (ADHD) ka ndryshime të ngjashme me ato që vërehen tek individët me demencë.
Sipas këtij studimi, pacientët me ADHD kanë më shumë hekur në disa rajone të trurit dhe nivele më të larta të neurofilamenteve (NfL) në gjak, markera që janë karakteristikë e demencave të lidhura me moshën si sëmundja e Alzheimerit. Këto rezultate sugjerojnë se ADHD mund të lidhet me një rrezik të shtuar për zhvillimin e demencës më vonë në jetë, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi tregon se niveli i hekurt në trurin e individëve me ADHD ka një lidhje të rëndësishme me nivelet e NfL në gjak, dhe një akumulim i tepruar hekuri mund të shkaktojë dëmtime neurale dhe të çojë në sëmundje neurodegjenerative si Alzheimeri. Niveli i lartë i NfL tregon dëmtime të aksoneve të neuroneve, që janë të rëndësishme për transmetimin e nervave.
Kjo lidhje midis ADHD dhe rrezikut të demencës hap mundësi për zhvillimin e strategjive parandaluese për të ulur rrezikun e demencës te personat me ADHD. Studimi thekson rëndësinë e menaxhimit të hershëm dhe proaktiv të ADHD tek të rriturit për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për të parandaluar pasojat afatgjata në shëndetin mendor./Gazeta Shneta/


