Një studim i ri tregon se shëndeti dhe zakonet e jetesës së nënës mund të ndikojnë në rrezikun që fëmijët të zhvillojnë obezitet si të rritur. Studimi, i publikuar më 26 mars në *PLOS One*, tregon se fëmijët e nënave obezë kanë 3 deri 4 herë më shumë mundësi të bëhen obezë si të rritur. Po ashtu, duhanpirja e nënës rrit rrezikun për obezitet tek fëmijët me 60% deri 80%.
Studimi përdori të dhëna nga një studim britanik që përfshinte mbi 11,500 fëmijë të lindur gjatë një jave në mars të vitit 1958 dhe ndoqi shëndetin e tyre deri në moshën 42 vjeçare. Rezultatet treguan se, nëse nëna ishte obezë ose vinte nga një familje me duhanpirës, fëmijët kishin më shumë mundësi të ishin obezë në moshë të rritur, transmeton Gazeta Shneta.
Ky ndikim i nënës është evident deri në moshën 42 vjeçare dhe ka qenë po aq i fuqishëm edhe përpara rritjes së shpejtë të obezitetit në Britaninë e Madhe. Studiuesit theksojnë nevojën për kërkime të mëtejshme për të kuptuar faktorët që ndikojnë në obezitet dhe për të zhvilluar programe parandaluese për fëmijët dhe të rriturit./Gazeta Shneta/


