Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Aktiviteti fizik ndikon më shumë se cikli menstrual në shpejtësinë e reagimit te gratë

Femina 11/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga University College London (UCL) ka zbuluar se edhe pse cikli menstrual ndikon në shpejtësinë e reagimit dhe funksionet njohëse të grave, aktiviteti fizik ka ndikim shumë më të madh në performancën e trurit.

Sipas hulumtimit të publikuar në revistën Sports Medicine–Open, gratë kishin reagime më të shpejta dhe më pak gabime gjatë ovulacionit — fazë në të cilën fertiliteti është në kulm, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Megjithatë, ndryshimet midis grave aktive dhe joaktive ishin shumë më të theksuara.

Gratë që nuk ishin aktive kishin mesatarisht 70 milisekonda reagim më të ngadaltë dhe bënin tre herë më shumë gabime impulsive, pavarësisht fazës së ciklit menstrual.

Sipas autoreve të studimit, këto rezultate kanë rëndësi të veçantë për sportet e grave, ku edhe një vonesë prej 20 milisekondash mund të ndikojë në shmangien apo shkaktimin e një lëndimi.

“Cognitive performance ishte më e lartë gjatë ovulacionit, por diferenca mes aktiveve dhe joaktiveve ishte shumë më domethënëse. Rreth 70 milisekonda janë të mjaftueshme që truri të regjistrojë një stimul dhe të nisë reagimin — dhe kjo ka ndikim të madh në jetën e përditshme,”– tha Dr. Flaminia Ronca, autore kryesore nga UCL.

Në studim morën pjesë 54 gra të moshës 18–40 vjeç, të ndara në katër grupe sipas nivelit të aktivitetit fizik – nga ato që nuk ushtrojnë fare deri te sportistet elitare.

Rezultatet treguan gjithashtu se edhe pse shumë gra raportuan ndjesi lodhjeje gjatë menstruacioneve, performanca njohëse nuk u ndikua negativisht, përkundrazi, reagimet ishin më të shpejta sesa në fazën e mesme luteale.

“Ky është një mesazh pozitiv për shëndetin e grave. Edhe 15 minuta aktivitet të moderuar në ditë — si një ecje e shpejtë apo çiklizëm — mjafton për të përmirësuar disponimin dhe funksionet e trurit,”– shtoi Dr. Ronca./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSteroidet mund të përdoren si trajtim plotësues për tuberkulozin
Artikulli i rradhës Mot me diell dhe vranësira, temperatura deri në 19 gradë Celsius

Ju sugjerojmë

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina

Terapia hormonale në menopauzë mund të ulë me 69% rrezikun për osteoporozë

15/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.