Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Aspirina në doza të ulëta mund të ndihmojë të rriturit me diabet të tipit 2

Jetë 06/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse aspirina me doza të ulëta nuk rekomandohet më gjerësisht për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, një studim i ri sugjeron se ajo mund të sjellë përfitime për personat me diabet të tipit 2.

Studiuesit zbuluan se të rriturit me diabet që merrnin aspirinë kishin më pak raste infarkti, goditjeje cerebrale dhe vdekjesh gjatë një periudhe 10-vjeçare krahasuar me ata që nuk e përdornin, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Sipas Dr. Aleesha Kainat nga Universiteti i Pittsburgh, përfitimi ishte më i madh tek ata që e përdornin aspirinën në mënyrë të rregullt.

Në analizën e gati 11,700 të rriturve me diabet dhe me rrezik të lartë kardiovaskular, ata që përdornin aspirin kishin 42% kundrejt 61% incidencë të infarktit dhe 15% kundrejt 25% incidencë të goditjeve në tru.

Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë ishte 33% tek përdoruesit e aspirinës dhe 51% tek ata që nuk e merrnin.

Megjithatë, studimi përjashtoi personat me rrezik të lartë për gjakderdhje dhe nuk analizoi efektet anësore, duke theksuar nevojën për kujdes në interpretim. Aspirina dihet se rrit rrezikun e gjakderdhjes për shkak të efektit hollues në gjak.

Ekspertët e AHA theksojnë se edhe pse aspirina mund të sjellë përfitime te disa pacientë me diabet, ajo nuk rekomandohet për parandalim të përgjithshëm dhe çdo vendim duhet marrë në bashkëpunim me mjekun, duke peshuar rrezikun dhe përfitimin individual.

Ky studim hap rrugën për kërkime të reja mbi mënyrën më të sigurt për të balancuar rrezikun e gjakderdhjes me mbrojtjen kardiake te pacientët diabetikë. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprak“Nuk di të ziejë një vezë”/ Sarkozy refuzon ushqimin e burgut sepse ka frikë nga helmimi
Artikulli i rradhës Dr. Blerta Zeka i drejtohet Osmanit: Raportimi i vetëvrasjeve po bëhet pa ndjeshmëri dhe po rrezikon jetë të tjera

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.