Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mosmarrëveshjet e çiftit gjatë shtatzënisë: Si ndikojnë tek nëna dhe foshnja?

Këshilla për shtatzëna 18/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Përvoja e shtatzënisë është unike për çdo çift. Krahas lumturisë dhe emocioneve të bukura, ardhja e një foshnje mund të sjellë edhe stres fizik, financiar dhe emocional.

Gjatë kësaj periudhe, mund të vini re më shumë mosmarrëveshje mes jush dhe partnerit, krahasuar me zakonet e përditshme. Edhe pse grindjet janë normale në marrëdhënie, duhet të dini se konfliktet e shpeshta mund të jenë të dëmshme për fëmijën.

Ekspertët shpjegojnë se grindjet dhe stresi gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë ankth dhe depresion tek nënat, dhe ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e fetusit — nga truri deri te sistemi imunitar. Disa nga efektet më të zakonshme janë:

Zhvillimi i kufizuar i trurit – Stresi dhe zemërimi pengojnë zhvillimin optimal të trurit të foshnjës. Kjo mund të ndikojë në inteligjencën (IQ) dhe në aftësinë për të menaxhuar emocionet më vonë në jetë.

Deformime fizike – Dhuna fizike ose tensioni ekstrem rrit rrezikun e lindjes me komplikacione, peshë të ulët të foshnjës, lëndime dhe gjakderdhje.

Dobësimi i imunitetit – Stresi i tepërt mund të dobësojë sistemin imunitar të foshnjës, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore në të ardhmen.

Ndryshime fiziologjike dhe biologjike – Zemërimi rrit rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe hormonet e stresit, duke shkaktuar ngushtim të enëve të gjakut. Kjo ul furnizimin me oksigjen dhe gjak në mitër, duke ndikuar negativisht në zhvillimin e fetusit.

Si pasojë mund të shfaqen gjithashtu probleme shëndetësore tek nëna, si ulçera, astmë, hipertension, dhimbje koke, çrregullime të tretjes apo probleme me lëkurën. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStudim: Aspirina përgjysmon rrezikun e rikthimit të kancerit të zorrës së trashë
Artikulli i rradhës Përdorimi i kanabisit mund të rrisë rrezikun e diabetit

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.