Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Chip i trurit deshifron mendimet me saktësi deri në 74%

Jetë 15/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një implant eksperimental i trurit ka arritur të përkthejë mendimet e brendshme në tekst me një saktësi deri në 74%, sipas një studimi nga Universiteti i Stanfordit, i botuar në revistën “Cell”.

Pajisja, e quajtur ‘ndërfaqja tru-kompjuter (BCI)’, u testua tek katër pjesëmarrës, duke regjistruar sinjale nervore përmes mikroelektrodave të vendosura në korteksin motor, zonën e trurit që kontrollon të folurën.

Pjesëmarrësit u udhëzuan ose të përpiqeshin të flisnin, ose të imagjinonin të thoshin një grup fjalësh.

Të dy veprimet aktivizuan zona të ngjashme të trurit, megjithëse në shkallë të ndryshme.

Modelet e inteligjencës artificiale u trajnuan për të interpretuar fjalët e menduara, pa u shqiptuar.

Në një demonstrim, chip-i përktheu fjali të imagjinuara me saktësi deri në 74%.

BCI-të mund të ndihmojnë personat që nuk mund të flasin të komunikojnë më lehtë, duke ofruar pavarësi për njerëzit me aftësi të kufizuara.

Pajisje të ngjashme, si implantet e Neuralink të Elon Musk, janë ende në faza të hershme testimi.

Sipas studiuesit Frank Willett, teknologjia ka potencial të rikthejë komunikimin në mënyrë fluente e natyrale, por aktualisht kërkon kufizime të rrepta dhe zhvillim të mëtejshëm për të shmangur leximin e padëshiruar të mendimeve. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSHSKUK shkëput me marrëveshje kontratën për ilaçin jetik, mbetet pa furnizim deri në kontratë të re
Artikulli i rradhës Qytetarët në Prishtinë ankohen për mungesë barnatoresh natën; Komuna thotë se janë pesë të hapura

Ju sugjerojmë

Studimi: Konservantët në ushqimet e përpunuara lidhen me rrezik më të lartë për hipertension dhe sëmundje të zemrës

04/07/2026 Jetë

Ekspertët identifikojnë gjashtë kërcënimet kryesore globale për shëndetin në vitin 2026

04/07/2026 Jetë

16 fëmijë të shpëtuar nga një shtëpi në Ohio, ekspertët: Rikuperimi do të jetë një proces i gjatë

04/07/2026 Jetë

OBSH-ja thekson rëndësinë e vaksinimit HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës

04/07/2026 Jetë

Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e vdekjeve nga temperaturat e larta

04/07/2026 Jetë

Studimi: Ritmi cirkadian ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut

04/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.