Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Diabeti rrit rrezikun e komplikimeve pas vendosjes së stentit në zemër

Jetë 27/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacientët me diabet kanë një rrezik dukshëm më të lartë për komplikime pas vendosjes së stentit në zemër, sipas një studimi të ri nga Karolinska Institutet në Suedi, i publikuar në revistën Diabetes Care.

Studimi përfshin mbi 160 mijë pacientë të trajtuar me stenta gjatë periudhës 2010–2020.

Hulumtimi i ndau pacientët në tre grupe: me diabet të tipit 1, diabet të tipit 2 dhe pa diabet.

Të dhënat treguan se pacientët me diabet të tipit 1 kanë më shumë se dyfish rrezikun e komplikimeve, krahasuar me ata pa diabet. Edhe tek pacientët me diabet të tipit 2 rreziku ishte i rritur, por në masë më të ulët.

Komplikimet më të shpeshta përfshijnë ngushtimin e arteries brenda stentit dhe formimin e mpiksjeve të gjakut.

“Pacientët me diabet, veçanërisht ata me tip 1, kanë rrezik shumë më të lartë për komplikime. Kjo tregon se trajtimi dhe ndjekja e tyre duhet të jenë më të personalizuara,” tha autorja e parë e studimit, Irene Santos-Pardo, nga Karolinska Institutet.

Sipas studimit, rreziku më i madh i komplikimeve shfaqet në muajin e parë pas vendosjes së stentit.

Pacientët me diabet të tipit 1 kishin një incidencë prej 9.27 rastesh për 100 persona-vite, krahasuar me 4.34 te pacientët pa diabet. Edhe pas gjashtë muajve, rreziku mbeti më i lartë për të sëmurët me diabet.

Studiuesit theksojnë se këto rezultate tregojnë nevojën për strategji të personalizuara trajtimi dhe monitorim më të kujdesshëm për këtë kategori pacientësh./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMot i vranët dhe me reshje shiu
Artikulli i rradhës Ushtrimi Tai chi po del po aq efektiv sa terapia me psikolog për trajtimin e pagjumësisë kronike

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.