Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ushtrimi Tai chi po del po aq efektiv sa terapia me psikolog për trajtimin e pagjumësisë kronike

Jetë 27/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tai chi – ushtrimi i njohur mendje–trup nga Kina – mund të jetë po aq i efektshëm sa terapia me psikolog për trajtimin afatgjatë të pagjumësisë kronike. 

Këtë e tregon një studim i ri i publikuar në British Medical Journal.

Studiuesit përzgjodhën rastësisht 200 të rritur kinezë mbi moshën 50 vjeç, të cilët vuanin nga pagjumësia kronike. Gjysma e tyre ndoqën seanca të tai chi-së, ndërsa gjysma tjetër iu nënshtrua terapisë konjitive–sjellore (CBT), një lloj terapie me psikolog që përdoret gjerësisht për trajtimin e ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të gjumit.

Të dy grupet zhvilluan 24 seanca brenda tre muajve.

Rezultatet treguan se, pas tre muajsh, terapia CBT kishte efekte pak më të mira. Por një vit më vonë, ndryshimi midis dy trajtimeve u zhduk: pjesëmarrësit që praktikuan tai chi patën përmirësim të ngjashëm me ata që ndoqën terapi profesionale.

Studimi thekson se tai chi dhe CBT sollën përfitime të ngjashme në:

cilësinë subjektive të gjumit,

mirëqenien e përgjithshme,

shëndetin mendor,

aktivitetin fizik.

Sipas autorëve, gjetjet mbështesin përdorimin e tai chi-së si metodë alternative dhe afatgjatë për menaxhimin e pagjumësisë tek të rriturit në moshë të mesme dhe të vjetër.

Studiuesit shtojnë se rezultatet mund të jenë edhe më të forta, pasi disa pjesëmarrës ka të ngjarë të kenë vazhduar praktikimin e tai chi-së pas përfundimit të studimit. Nevojiten kërkime të tjera për të parë nëse efektet përsëriten edhe në vendet e tjera dhe në grupmosha të ndryshme.

Artikulli paraprakStudim: Diabeti rrit rrezikun e komplikimeve pas vendosjes së stentit në zemër
Artikulli i rradhës Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjakovë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.