Një studim i ri nga McGill University ka zbuluar se konsumimi i lartë i kripës mund të shkaktojë inflamacion në tru, duke çuar në rritje të tensionit të gjakut.
Këto gjetje sfidojnë besimin e gjatë se hipertensioni lidhet kryesisht me veshkat dhe enët e gjakut, duke sugjeruar se truri mund të jetë një hallkë e humbur në këtë sëmundje.
“Ky është një tregues i ri se hipertensioni mund të origjinojë nga truri, gjë që hap mundësi për zhvillimin e trajtimeve të reja,” tha udhëheqësja e studimit, Prof. Masha Prager-Khoutorsky, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Hipertensioni prek dy të tretat e personave mbi 60 vjeç dhe është i lidhur me rreth 10 milionë vdekje në vit në mbarë botën.
Rreth një e treta e pacientëve nuk reagojnë ndaj mjekimeve standarde, duke e bërë këtë zbulim të rëndësishëm për trajtimin e rasteve rezistente.
Eksperimentet u kryen tek minjtë laboratorikë që ushqeheshin me një dietë të pasur me kripë, e ngjashme me konsumimin e ushqimeve të shpejta dhe produkteve të përpunuara si bacon, supat e gatshme apo djathi i paketuar. R
ezultatet treguan se kripa aktivizoi qelizat imunitare në tru, duke shkaktuar inflamacion dhe rritje të hormonit vasopresin, i cili ngre tensionin e gjakut.
Studiuesit planifikojnë tani të hulumtojnë nëse mekanizma të ngjashëm janë të përfshirë edhe në forma të tjera të hipertensionit./Gazeta Shneta/


