Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Puberteti i hershëm dhe lindja e hershme lidhen me rrezik më të lartë për sëmundje kronike

Jetë 19/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri nga Buck Institute for Research on Aging ka zbuluar se vajzat që kalojnë pubertetin para moshës 11 vjeçare ose gratë që lindin para moshës 21 vjeçare kanë një rrezik dukshëm më të lartë për probleme serioze shëndetësore në moshë të rritur.

Sipas studimit, këto gra kanë dyfish rrezikun për të zhvilluar diabet tip 2, insuficiencë kardiake dhe obezitet, si dhe katërfish rrezikun për çrregullime të rënda metabolike.

Nga ana tjetër, puberteti dhe lindja në moshë më të vonshme lidhen me jetëgjatësi më të madhe, plakje më të ngadaltë dhe më pak rrezik për sëmundje të moshës si diabeti apo Alzheimeri, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.

Profesor Pankaj Kapahi, autori kryesor i studimit, thekson se këto gjetje kanë rëndësi të madhe për shëndetin publik.

Ai thotë se historia e menstruacioneve dhe e lindjeve, edhe pse mblidhet rregullisht në kujdesin shëndetësor, shpesh nuk merret në konsideratë përtej fushës së gjinekologjisë, ndërkohë që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin afatgjatë të grave.

Studimi analizoi të dhënat e gati 200 mijë grave në Mbretërinë e Bashkuar dhe identifikoi mbi 120 shënues gjenetikë që lidhen me plakjen dhe sëmundjet metabolike.

Shkencëtarët vlerësojnë se një faktor ndërmjetësues kryesor është indeksi i masës trupore (BMI), pasi puberteti dhe lindja e hershme shpesh çojnë në peshë më të lartë, duke shtuar rrezikun për diabet dhe obezitet.

Ekspertët sugjerojnë se kontrolli i peshës, ushqyerja e shëndetshme dhe monitorimi i hershëm mjekësor mund të ndihmojnë gratë që kanë pasur pubertet apo lindje të hershme, për të zvogëluar pasojat afatgjata në shëndet./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKrimbat e vegjël të pellgut mund të ndihmojnë në gjetjen e trajtimeve të reja për skizofreninë dhe varësinë
Artikulli i rradhës Studim: Dieta me shumë kripë shkakton inflamacion në tru dhe rrit tensionin e gjakut

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.