Edhe përdorimi i marihuanës një ose dy herë në muaj lidhet me nota më të dobëta në shkollë dhe probleme emocionale tek adoleshentët, sipas një studimi të publikuar në revistën Pediatrics.
Hulumtimi, i cili përfshiu mbi 160 mijë nxënës, tregon se sa më shpesh të përdoret kanabisi, aq më të theksuara janë problemet akademike dhe emocionale, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta
Studiuesit paralajmërojnë se marihuana e sotme përmban më shumë THC dhe mund të dëmtojë trurin e adoleshentëve, i cili është ende në zhvillim.
Ekspertët u bëjnë thirrje prindërve të flasin hapur me fëmijët për rreziqet dhe të jenë të vëmendshëm ndaj shenjave si rënia e notave dhe ndryshimet e humorit./Gazeta Shneta/


