Një studim i ri tregon se koha kur shfaqet ekzema, sa zgjat dhe sa e rëndë është, mund të ndikojë në aftësinë e fëmijëve për t’i kaluar alergjitë ushqimore.
Hulumtimi përfshiu 855 fëmijë 0–12 vjeç me histori të alergjive ushqimore që më vonë i kanë tejkaluar. Rezultatet treguan se:
Fëmijët te të cilët ekzema filloi 4–6 muajsh kishin më pak gjasa të tejkalonin alergjinë ushqimore, krahasuar me ata që e kishin fillimin më herët.
Ekzema më e rëndë dhe më e gjatë ul mundësinë e zhvillimit të tolerancës ndaj ushqimeve.
Lidhja mes kohëzgjatjes së ekzemës dhe përmirësimit të alergjisë ndryshon sipas moshës.
Ekspertët theksojnë se ekzema nuk shkakton alergjitë, por shëndeti i lëkurës dhe reagimet e trupit mund të ndikojnë në mënyrën se si fëmija mëson të tolerojë ushqimet./Gazeta Shneta/


