Një studim i ri tregon se gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin afatgjatë të zemrës te gratë gjatë menopauzës.
Studiuesit analizuan të dhënat e rreth 3,000 grave dhe zbuluan se vetëm 21% kishin rezultate optimale në vlerësimin e shëndetit të zemrës.
Ndër tetë faktorët e vlerësuar, gjumi, sheqeri në gjak, tensioni dhe përdorimi i nikotinës dolën si më vendimtarët për rrezikun kardiovaskular.
Gratë që flenë mesatarisht 7–9 orë në natë kishin më pak gjasa të zhvillonin sëmundje të zemrës apo të përballeshin me vdekje të parakohshme.
Studiuesit theksojnë se menopauza është një moment kyç për ndërhyrje të shëndetshme që mund të përmirësojnë jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës te gratë./Gazeta Shneta/


