Fëmijët nuk krijojnë të njëjtën afërsi emocionale me të gjithë gjyshërit, dhe shkenca tashmë ka një shpjegim për këtë.
Një studim shkencor, i realizuar nga studiues të Universitetit të Miçiganit, tregon se në shumicën e rasteve, gjyshja nga ana e nënës luan një rol më të rëndësishëm në jetën e fëmijës, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas hulumtimit, fëmijët janë emocionalisht më të afërt me gjyshet nga ana e nënës, kalojnë më shumë kohë me to dhe marrin më shumë kujdes dhe mbështetje emocionale, krahasuar me gjyshet nga ana e babait dhe gjyshërit e tjerë.
Renditja më e zakonshme e afërsisë emocionale është:
-
gjyshja nga ana e nënës;
-
gjyshi nga ana e nënës;
-
gjyshja nga ana e babait;
-
gjyshi nga ana e babait.
Megjithëse studiuesit theksojnë se përjashtimet janë të mundshme dhe varen nga marrëdhëniet familjare, kultura dhe përfshirja në rritjen e fëmijës.
Ekspertët shpjegojnë se ky fenomen lidhet me kujdesin e hershëm, kohën e kaluar me fëmijën dhe faktorë biologjikë e socialë, të cilët ndikojnë në ndërtimin e një lidhjeje emocionale më të fortë që në vitet e para të jetës. /Gazeta Shneta/


