Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Gjysma e të rriturve në botë do të jetë obeze deri në 2050

Jetë 05/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ky parashikim bazohet në një studim global të publikuar të hënën në revistën mjekësore “The Lancet”, i cili analizon të dhëna nga më shumë se 200 vende.

Më shumë se gjysma e të rriturve dhe një e treta e fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në botë pritet të kenë mbipeshë ose obezitet deri në vitin 2050, sipas një studimi të fundit.

Ky parashikim bazohet në një studim global të publikuar të hënën në revistën mjekësore “The Lancet”, i cili analizon të dhëna nga më shumë se 200 vende.

Dita Botërore e Obezitetit shënohet më 4 mars si një mundësi për t’i inkurajuar njerëzit të njohin shkaqet e obezitetit, të bëhen të vetëdijshëm për faktorët e rrezikut dhe të ndajnë përvojat e tyre.

Studiuesit paralajmërojnë se shkalla e obezitetit do të rritet ndjeshëm gjatë dekadës së ardhshme, veçanërisht në vendet me të ardhura më të ulëta.

Që nga viti 2021, pothuajse gjysma e popullsisë së rritur globale – rreth një miliard burra dhe 1,11 miliardë gra mbi moshën 25 vjeç kishin mbipeshë ose ishin obezë.

Nëse trendet aktuale vazhdojnë, parashikohet që shkalla globale e mbipeshës dhe obezitetit tek të rriturit të arrijë në 57,4 për qind për burrat dhe 60,3 për qind për gratë deri në vitin 2050, sipas studimit.

Gjithashtu, parashikohet që Kina, India dhe ShBA-ja të kenë numrin më të madh të personave me mbipeshë ose obezitet deri në vitin 2050. /TRT Balkan Albania

Artikulli paraprakÇaji jeshil mund të përmirësojë kujtesën dhe fokusin
Artikulli i rradhës Studimi rekomandon përdorim më të kufizuar të steroideve tek pacientët me lupus

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.