Një analizë e re tregon se infektimet virale, përfshirë gripin dhe COVID-19, mund të rrisin rrezikun për sulm në zemër dhe goditje në tru, jo vetëm gjatë sëmundjes, por edhe për muaj apo vite më pas.
Personat që preken nga gripi janë katër herë më të rrezikuar për sulm në zemër dhe pesë herë më të rrezikuar për goditje në tru brenda muajit pas infektimit, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Pas COVID-19, rreziku mbetet trefish më i lartë për tre muaj e gjysmë dhe vazhdon deri për një vit.
Edhe infeksionet kronike si HIV, hepatiti C dhe herpesi zoster lidhen me rritje të rrezikut për probleme kardiovaskulare.
Shkencëtarët shpjegojnë se inflamacioni dhe mpiksja e gjakut pas infeksioneve mund të dëmtojnë funksionin e zemrës.
Ekspertët rekomandojnë vaksinimin kundër gripit, COVID-19 dhe herpesit zoster si një masë efikase për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës./Gazeta Shneta/


