Pacientët që kanë pasur goditje në tru si pasojë e fibrilacionit atrial (rrahje të çrregullta të zemrës) mund të përfitojnë nëse fillojnë trajtimin me hollues gjaku më herët sesa rekomandohet sot në udhëzimet mjekësore.
Këtë e tregon një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti i Londrës (UCL), me të dhëna nga mbi 5,400 pacientë në Britani, Zvicër, Suedi dhe SHBA, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Sipas studimit, marrja e holluesve të gjakut brenda katër ditëve nga goditja në tru është e sigurt dhe ul rrezikun për një goditje tjetër me 30%, pa rritur rrezikun për gjakderdhje në tru.
Aktualisht, disa udhëzime rekomandojnë që trajtimi të fillojë pas pesë ditësh apo më vonë, nga frika se mund të shkaktojë gjakderdhje. Por rezultatet e reja tregojnë se trajtimi i hershëm është po aq i sigurt dhe më efektiv.
Ekspertët shpresojnë që këto të dhëna të ndihmojnë në ndryshimin e udhëzimeve mjekësore dhe në përmirësimin e trajtimit për pacientët që kanë kaluar një goditje në tru./Gazeta Shneta/


