Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vetëm dy periudha të shkurtra ushtrimesh në ditë mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe mushkërive

Jetë 17/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aktiviteti fizik i rregullt është thelbësor për ruajtjen e shëndetit dhe energjisë, veçanërisht me kalimin e moshës. Megjithatë, shumë njerëz e kanë të vështirë të gjejnë kohë për t’u ushtruar.

Një studim i ri tregon se të ashtuquajturat “ushtrime të shkurtra” mund të jenë një mënyrë efektive për njerëzit më pak aktivë që të përmirësojnë funksionin kardiopulmonar (zemrës dhe mushkërive), shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Sheta.

Këto ushtrime përfshijnë periudha të shkurtra aktiviteti, rreth 5 minuta, të përsëritura të paktën dy herë në ditë. Studiuesit theksojnë se ky model është më i lehtë për t’u ndjekur krahasuar me programet tradicionale që kërkojnë më shumë kohë.

Aktiviteti fizik ndihmon në uljen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare, diabet, hipertension, depresion, obezitet, osteoporozë dhe vdekje të parakohshme. Sidoqoftë, shumë të rritur nuk arrijnë rekomandimet e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) – 150 minuta aktivitet të moderuar ose 75 minuta aktivitet intensiv në javë.

Sipas Miguel Ángel Rodríguez, studiues në Universitetin e Oviedos në Spanjë dhe autor kryesor i studimit të botuar në “British Journal of Sports Medicine”, “mungesa e kohës dhe motivimit janë arsyet më të zakonshme pse njerëzit nuk ushtrohen. Ushtrimet e shkurtra i adresojnë të dyja këto pengesa – janë të shpejta, fleksibël dhe lehtë të përshtatshme në rutinën e përditshme.” /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Inteligjenca artificiale mund të japë informacione të rreme për shëndetin
Artikulli i rradhës OBSH: Sëmundjet infektive në Gazë po dalin jashtë kontrollit

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.