Sipas një studimi të financuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social të Anglisë, dhënia e dy dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech në një interval prej 6 javësh ose më shumë rrit përqendrimet e antitrupave neutralizues kundër SARS-CoV-2.
Pfizer dhe BioNTech aktualisht këshillojnë dhënien e dy dozave të vaksinës në një interval prej 3-4 javësh, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Hulumtimi i ri, mori në konsideratë përgjigjet imune të shkaktuara në 503 punonjës të kujdesit shëndetësor të cilët morën vaksinën Pfizer/BioNTech kundër COVID-19.
“Studimi tregoi përmirësimin e pritshëm të përgjigjes imune kur u përdor një interval më i gjatë nxitës”, komentoi Dr. Peter English, një konsulent në kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
“Në veçanti”, shtoi ai, “kishte një përgjigje më të lartë neutralizuese të antitrupave dhe kishte përmirësime në imunitetin qelizor, posaqërisht në pjesët e sistemit imunitar që sigurojnë kujtesë imune”, në mënyrë që të ketë një përgjigje të fuqishme dhe të shpejtë ndaj ekspozimit të viruseve nëse haset në të ardhmen”.
“Me fjalë të tjera, ka të ngjarë të zgjasë kohëzgjatjen e efikasitetit të vaksinimit”. /Gazeta Shneta/