Një studim japonez, që përfshiu mbi 100,000 çifte nënë-foshnje, ka gjetur se lënia e një foshnjeje të qajë pa ndërhyrje të rregullt mund të lidhet me vonesa në zhvillimin e saj.
Studimi, i publikuar në Child Abuse & Neglect (2022), zbuloi se foshnjat të cilave u injorohej rregullisht të qarat nga 6 muaj deri në 3 vjeç kishin shanse më të larta për vonesa në aftësitë e komunikimit, motorikën e përgjithshme dhe të imët, zgjidhjen e problemeve, si dhe në zhvillimin social-personal, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas autorëve, “mosresponsiviteti i përsëritur i nënës ndaj të qarat e foshnjës gjatë periudhës post-partum mund të pengojë zhvillimin neuropsikologjik të hershëm”.
Ekspertët theksojnë se reagimi me kujdes dhe dashuri ndaj të qarat e foshnjës nuk e ‘shpërdoron’ atë, por ndihmon në ndërtimin e lidhjes së sigurt, reziliencës dhe zhvillimit optimal të trurit dhe aftësive sociale. /Gazeta Shneta/


