Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Kafshët shtëpiake në fëmijërinë e hershme ndikojnë në zhvillimin emocional të fëmijëve

Jetë 17/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i gjerë nga projekti spanjoll INMA ka analizuar ndikimin që ka mbajtja e kafshëve shtëpiake gjatë fëmijërisë së hershme në mirëqenien emocionale dhe sjellore të fëmijëve.

Hulumtimi përfshiu 1,893 familje nga katër rajone të Spanjës dhe doli me rezultate interesante.

Sipas të dhënave, lloji i kafshës dhe mosha në të cilën fëmija jeton me të mund të influencojnë mënyrën se si ai zhvillon aftësitë emocionale deri në moshën 7–8 vjeç, shkruan MedicalXpress, përcjell Gazeta Shneta.

Studiuesit zbuluan se fëmijët që jetuan vazhdimisht me të ashtuquajturat “kafshë të tjera” – si peshq, breshka, hamstra apo zvarranikë – kishin më pak probleme emocionale në moshën 7–8 vjeç. Këto kafshë me pak kërkesa sipas ekspertëve mund të krijojnë një rutinë të qëndrueshme që ndihmon në zhvillimin e përgjegjësisë, empatisë dhe vetëkontrollit tek fëmijët.

Nga ana tjetër, fëmijët që kishin mace vetëm në moshën 4–5 vjeç kishin një lidhje të lehtë me më shumë shenja ankthi apo probleme sjellore. Megjithatë, studiuesit theksojnë se ky rezultat duhet interpretuar me kujdes, pasi faktorë të tjerë – si profili i familjes, mënyra e rritjes apo lidhja emocionale me kafshën – mund të ndikojnë.

Studimi nuk gjeti ndryshime të rëndësishme emocionale apo sjellore tek fëmijët që jetuan me qen apo zogj, dhe as te fëmijët që kishin kafshë shtëpiake në përgjithësi.

Ekspertët thonë se rezultatet nuk provojnë shkak-pasojë, por tregojnë se kafshët shtëpiake janë pjesë e rëndësishme e mjedisit të fëmijës./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMenstruacionet vazhdojnë të jenë temë tabu te gjeneratat e reja
Artikulli i rradhës Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.