Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Kimikati industrial i ndaluar në BE lidhet me rritjen e rrezikut për Parkinson

Jetë 02/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i publikuar së fundmi ka gjetur lidhje mes ekspozimit ndaj trikloroetilenit (TCE), një kimikat industrial i përdorur për pastrimin e metaleve dhe rrobave, dhe rritjes së rrezikut për zhvillimin e sëmundjes së Parkinsonit.

TCE është i ndaluar në Bashkimin Evropian që nga viti 2016, për shkak të dyshimeve se shkakton kancer dhe defekte gjenetike, por në Shtetet e Bashkuara vazhdon të mbetet i pranishëm në ajër, tokë dhe ujë.

Sipas studimit, i botuar në revistën Neurology, njerëzit me nivelet më të larta të ekspozimit ndaj TCE kishin rreth 10% më shumë gjasa të diagnostikoheshin me Parkinson krahasuar me ata me ekspozim minimal, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Hulumtimi ka analizuar të dhënat e 222,000 të moshuarve të diagnostikuar me Parkinson mes viteve 2016–2018, duke i krahasuar me më shumë se 1.1 milionë persona pa sëmundjen.

“Ndërsa rritja e rrezikut ishte modeste, numri i madh i njerëzve të ekspozuar ndaj këtij kimikati e bën ndikimin e mundshëm shëndetësor shumë domethënës”, tha autorja kryesore e studimit, Brittany Krzyzanowski, nga Barrow Neurological Institute në SHBA.

Shkencëtarët zbuluan se rreziku ishte edhe më i lartë në zonat pranë tre fabrikave kryesore që lëshojnë TCE në SHBA.

Aktualisht, Parkinsoni prek rreth 10 milionë njerëz në mbarë botën dhe pritet që deri në vitin 2050 numri i rasteve të dyfishohet. Sëmundja karakterizohet nga dridhja e duarve, ngurtësimi i gjymtyrëve dhe vështirësitë me ekuilibrin e lëvizjet, ndërsa ende nuk ka një kurë../Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVitia: Ka pasur rritje në zbulimin e hershëm të kancerit
Artikulli i rradhës Kimikati industrial i ndaluar në BE lidhet me rrezikun e Parkinsonit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.