Lindjet në shtëpi janë po aq të sigurta sa lindjet në spital për gratë që kanë shtatzani me rrezik të ulët, sipas një studimi të ri në Universitetin McMaster.
Rezultatet nuk treguan ndonjë ndryshim të rëndësishëm në rreziqet midis lindjeve të planifikuara në shtëpi dhe lindjeve në spital, transmeton Gazeta Shneta.
Ky është studimi i parë që është zhvilluar ndonjëherë për sigurinë e lindjeve në shtëpi. Elieen Hutton, i cili drejtoi studimin, përdori të dhëna nga 500,000 lindje të planifikuara në shtëpi dhe e krahasoi këtë me rezultatet në të njëjtin numër lindjesh në spital.
Ky informacion u mblodh nga 17 studime nga viti 1990 e tutje. Vendet nga të cilat buruan të dhënat përfshijnë SHBA, Kanada, Suedi, Angli, Holandë, Austri, Zelanda e Re dhe Japonia.
Rezultatet nuk treguan ndonjë ndryshim në shëndetin e foshnjës nëse ato kanë lindur në spital apo në shtëpi. Hutton tha se shumë gra zgjedhin të lindin në shëtpi por shqetësimet për sigurinë e tyre vazhdojnë.
Ky hulumtim tregon qartë se rreziku nuk është i ndryshëm kur lindja synohet të jetë në shtëpi ose në spital./GazetaShneta/