Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Më shumë se gjysma e pacientëve me variantin Delta e kanë këtë të përbashkët

Jetë 30/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në muajt e fundit, varianti Delta është provuar të jetë një version më virulent dhe ngjitës i sëmundjes COVID-19, sesa çdo gjë që ka ardhur para tij.

Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë variantin për të kuptuar se çfarë e bën atë shumë më të transmetueshëm dhe më të rëndë, por një raport i ri i botuar në revistën Nature ka gjetur se tre të katërtat e infeksioneve të shkaktuara nga varianti Delta kanë një gjë të përbashkët që dëshmon se po përhapet në një mënyrë të ndryshme dhe më të fuqishme se llojet e mëparshme të COVID-19.

Studiuesit nga Universiteti i Hong Kongut, në krye me Dr. Benjamin Cowling, analizuan të dhëna nga 101 persona në Guandong, Kinë, të cilët ishin infektuar me variantin Delta në periudhën maj dhe qershor, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.

Ndër të tjera ata ishin të interesuar të përcaktonin sesi infeksionet COVID të shkaktuara nga varianti Delta u përhapën nga individët e infektuar tek të afërmit dhe miqtë e tyre të ngushtë dhe si ndryshonin ato infeksione nga transmetimet e mëparshme të varianteve.

Studiuesit zbuluan se një përqindje marramendëse e 74 përqind e të gjitha transmetimeve të variantit Delta ndodhën në dritaren dy-ditore para se pacientët e infektuar të fillonin të ndjenin simptoma. Kjo nënkupton një shans më të madh që dikush të përhapet virusi te një person tjetër gjatë fazës së tyre presimptomatike sepse ata nuk e dinë që janë të sëmurë.

“Ndërsa versioni i mëparshëm i COVID-19 ishte aq i transmetueshëm sa ftohja e zakonshme, varianti Delta është më i transmetueshëm se gripi sezonal, poliomieliti, Ebola dhe gripi i shpendëve, dhe është aq ngjitës sa lija e ujit”, flet Dr. Stefen Ammon, drejtori i Task Forcës COVID-19 për DispatchHealth.

Është e qartë se një pjesë e asaj që e bën variantin Delta kaq të fuqishëm është se njerëzit mund ta përhapin sëmundjen deri në dy ditë para se të fillojnë të ndiejnë simptoma. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSHSKUK po i shndërron repartet në njësi intensive për pacientët e sëmurë rëndë nga Covid
Artikulli i rradhës Përdorimi i xhenxhefilit për të lehtësuar simptomat e artritit, rishikim nga studimet e fundit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.