Ndërrimi i barnave për humbje peshe është i zakonshëm dhe mund t’i ndihmojë pacientët të qëndrojnë më gjatë në trajtim, sipas një studimi të publikuar në JAMA Network Open.
Studiuesit zbuluan se shumë persona që përdorin barna të grupit GLP-1 receptor agonists kalojnë nga një ilaç në tjetrin brenda vitit të parë të trajtimit. Ndër barnat më të përdorura janë Ozempic, Wegovy, Zepbound, Mounjaro dhe Saxenda.
Studimi analizoi të dhënat e sigurimeve shëndetësore të rreth 127 mijë të rriturve mbipeshë ose obezë që filluan trajtimin me këto barna mes viteve 2019 dhe 2024.
Rezultatet treguan se vetëm një e katërta e pacientëve vazhduan të përdorin të njëjtin ilaç pas një viti. Megjithatë, rreth 1 në 5 pacientë kaluan në një ilaç tjetër për humbje peshe gjatë kësaj periudhe.
Sipas studiuesve, pacientët që ndërruan barnat kishin më shumë gjasa të vazhdonin trajtimin – 36% e tyre qëndruan në terapi, krahasuar me 21% të atyre që përdorën vetëm ilaçin e parë.
Studiuesja kryesore Sarah Messiah nga UT Southwestern Medical Center tha se ndërrimi i barnave duhet të shihet si pjesë normale e trajtimit afatgjatë të obezitetit.
Sipas saj, trajtimi i suksesshëm i obezitetit shpesh kërkon përshtatje të vazhdueshme të terapive, në mënyrë që pacientët të gjejnë strategjinë më të qëndrueshme dhe efektive për humbjen e peshës./Gazeta Shneta/




