Një në gjashtë gra që nuk arrijnë të ngjizin fëmijë përmes IVF do të mbeten shtatzënë në mënyrë natyrale, sugjeron një studim i ri, duke ofruar shpresë të re.
Studiuesit nga Universiteti i Aberdeen studiuan të dhëna nga 2. 133 gra që morën trajtim IVF ndërmjet 1998 dhe 2011. Rreth gjysma e grave (1. 073) kishin pasur trajtim IVF që rezultoi të mos ketë shtatzani ose abort, transmeton Gazeta Shneta.
Por, 17% e këtyre lindën një fëmijë në mënyrë natyrale brenda pesë viteve të ardhshme. Më tej, 1, 060 gra kishin pasur IVF të suksesshme që rezultuan në një fëmijë nga të cilët 15% vazhduan të lindnin një fëmijë tjetër natyrshëm brenda pesë viteve të ardhshme./GazetaShneta/