Trajtimi me IVF rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, tregon një studim i ri.
Të dhënat nga më shumë se 626,000 gra mbi 21 vjet gjetën lidhje se gratë mbi 40 vjeç që i nënshtrohen trajtimit kanë 65% më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundjen e kancerit të gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
Në përgatitje të IVF, grave u jepen ilaçe për të stimuluar vezoret në prodhimin e më shumë vezëve. Kjo gjithashtu nënkupton rritje të niveleve të estrogjenit në trup, për të cilin shkencëtarët besojnë se mund të shpjegojnë lidhjet e kancerit.
Një ekip në Universitetin e Kopenhagenit gjurmoi 59,000 gra që lindën pasi iu nënshtruan trajtimit të fertilitetit, pastaj i krahasuan ato me 567,000 gra të moshës së barabartë që kishin fëmijë në mënyrë të natyrshme.
Gjatë studimit 1% e grave u diagnostifikuan me kancer të gjirit. Tashmë dihet se të qenit jopjellor është i lidhur me një rrezik të rritur të zhvillimit të kancerit të gjirit, me disa studime që sugjerojnë se gjasat e rritura mund të jenë deri në 20%./GazetaShneta/