Mund të jetë koha për të rishqyrtuar, thonë ekspertët, veçanërisht nëse kjo përpjekje shtesë po iu shton stresin tuaj të përditshëm.
Edhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA po rithekson se nuk ka ndonjë rrezik të vërtetë për të marrë virusin që shkakton Covid-19 në atë mënyrë, transmeton Gazeta Shneta.
“Ne duam t’ju sigurojmë se aktualisht nuk ka asnjë dëshmi që koronavirusi mund të shpërndahet përmes paketimeve ushqimore”, njoftuan ata.
Jamie Lloyd Smith është një nga shkencëtarët që ka punuar në studime të shumta për të analizuar se sa kohë Covid-19 mund të mbetet në sipërfaqe të ndryshme.
Përkundër faktit që hulumtimi i tij zbuloi se virusi mund të jetojë në karton deri në 24 orë dhe metal dhe plastikë për dy deri në tre ditë, Lloyd Smith nuk sugjeron që të dezinfektohen gjërat që blihen nga marketet.
Studiuesit, kanë zbukuar se virusi vdes shpejt në paketime të ndryshme por sipas tyre është e rëndësishme që të pastrohen duart dhe të mos preket fytyra. /GazetaShneta/