Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të lëvizjes së qytetarëve sipas shifrës së parafundit të numrit personal.
Me këtë orar të ri qytetarët do të kenë mundësi të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta. MSH po ashtu ka publikuar edhe rregullat e reja për lokalet që shërbejnë klientë ku bizneset nuk guxojnë të lejojnë më shumë se 2 qytetarë në 8 metra katror. /Gazeta Shneta/