Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Pirja e duhanit mund të shkakton tkurrje të trurit duke rritur rrezikun për rënie njohëse

Jetë 19/12/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pirja e duhanit shkakton tkurrje të trurit, dhe sa më shumë dhe më gjatë që një person pi duhan, aq më i madh është dëmi, sipas një studimi të ri.

Humbja e vëllimit të trurit rrit rrezikun e rënies njohëse, demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Autorët e studimit rekomandojnë që kushdo në çdo moshë që pi duhan duhet t’i japë përparësi lënies së duhanit.

Tkurrja e trurit shoqërohet gjithashtu me një rrezik në rritje të dëmtimit njohës, demencës dhe sëmundjes së Alzheimerit (AD).

Rezultatet e studimit tregojnë se lënia e duhanit në çdo kohë ndaloi humbjen e mëtejshme të lëndës gri. Megjithatë, truri nuk e rikuperon masën e tij origjinale pasi të ndodhë tkurrja.

Prej kohësh dihet se pirja e duhanit është e dëmshme për mushkëritë dhe zemrën, megjithëse jo aq shumë kërkime i janë kushtuar efektit të tij në tru.

Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga autorja Dr. Laura J. Bierut, drejtore e Qendrës Kërkimore të Shëndetit dhe Sjelljes në WashUMed, synoi të mbushte një boshllëk në kuptimin aktual të efekteve të dëmshme të pirjes së duhanit.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se duhanpirësit kanë më shumë gjasa të zhvillojnë demencë. Është vlerësuar se 14% e rasteve të Alzheimerit mund t’i atribuohen pirjes së duhanit.

Hetimi i lidhjes midis tkurrjes së trurit dhe pirjes së duhanit kërkon zbërthim të faktorëve të sjelljes dhe atyre gjenetike.

Tkurrja e trurit dhe dëshira për të pirë duhan mund të ndikohen nga gjenet e dikujt – autorët thonë se rreth gjysma e preferencës së dikujt për pirjen e duhanit është për shkak të gjenetikës.

Studiuesit morën parasysh faktorë si predispozicioni gjenetik për pirjen e duhanit, duhanpirjen dhe vëllimin e trurit. Ata arritën në përfundimin se gjenetika mund të çojë në pirjen e duhanit, por se pirja e duhanit nxit ndjeshëm tkurrjen e trurit.

Studimi analizon të dhënat e lëshuara në vitin 2019 nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfshin 32,094 pjesëmarrës me origjinë evropiane, së bashku me të dhënat e tyre të imazhit të trurit. Pjesëmarrësit vetë-raportuan pirjen e duhanit.

Dr. Dung Trinh nga Kalifornia, tha për Medical News Today se: “Tkurrja e trurit, ose atrofia, përfshin humbjen e neuroneve dhe lidhjeve ndërmjet tyre”.

“Kjo humbje mund të dëmtojë aftësinë e trurit për të funksionuar siç duhet,” tha Dr. Trinh.

Dr. Trinh vuri në dukje se në kushte të tilla si sëmundja e Alzheimerit dhe demenca në përgjithësi, disa zona kritike tkurren, duke rezultuar në një humbje të funksionit.

“Për shembull, hipokampusi, është vendimtar për formimin e kujtesës, shpesh tregon atrofi të konsiderueshme në sëmundjen e Alzheimerit,” vuri në dukje ai.

Një atrofi e tillë mund të pengojë komunikimin midis rajoneve të ndryshme të trurit, duke rezultuar në rënie njohëse.

Mes tjerash, studiuesit theksuan se ulja e vëllimit të trurit lidhet me plakjen. “Me fjalë të tjera, njerëzit që pinë duhan kanë një tru “të vjetër”.

Gjetjet e studimit u botuan së fundmi në “Biological Psychiatry: Global Open Science”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakStatinat ndihmojnë në uljen e rrezikut të mpiksjes së gjakut tek gratë që marrin terapi hormonale
Artikulli i rradhës A mund të ndihmojë një test i lehtë i pështymës në diagnostikimin e llojeve të ndryshme të kancerit në të ardhmen?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.