Numri global i rasteve me kancer pritet të arrijë në 28.4 milionë deri në vitin 2040.
Për shumicën e kancereve, zbulimi dhe trajtimi i hershëm mund të japin rezultate më të mira, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Studiuesit nga Universiteti i Goteborgut në Suedi kanë zbuluar se ndryshimet strukturore në molekulat e sheqerit që ndodhin në qelizat e kancerit mund të ndihmojnë në identifikimin e llojeve specifike të kancerit.
Shkencëtarët besojnë se ky hulumtim mund të përdoret përfundimisht për të zhvilluar një test gjaku ose pështymës për zbulimin e kancerit.
Në vitin 2020, rreth 19.3 milionë raste të reja të kancerit u diagnostikuan në mbarë botën dhe ky numër pritet të arrijë në 28.4 milionë raste deri në vitin 2040.
Edhe pse aktualisht nuk ka kura për asnjë lloj kanceri, për shumicën e kancereve sa më herët të zbulohet dhe trajtohet, aq më i mirë është rezultati. Për këtë arsye, shkencëtarët po eksplorojnë vazhdimisht mënyra të reja për të identifikuar shpejt kancerin.
Duke kontribuar në këtë përpjekje, një ekip studiuesish nga Universiteti i Goteborgut në Suedi, kohët e fundit ka zbuluar se ndryshimet strukturore në molekulat e sheqerit të quajtura glikane që ndodhin në qelizat e kancerit mund të ndihmojnë në identifikimin e llojeve specifike të kancerit.
Shkencëtarët besojnë se me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), ky hulumtim mund të përdoret përfundimisht për të zhvilluar një test gjaku ose pështymë për zbulimin e kancerit.
Ky studim është publikuar së fundmi në revistën “Cell Reports Methods”. /Gazeta Shneta/