Një studim i ri, i cili analizoi 33 studime të ndryshme përfshirë tetë prova te njerëzit, ka zbuluar se pirja e dy filxhanëve çaj në ditë mund të ndihmojë njerëzit të ndihen më pak të stresuar dhe të flini më mirë.
Studimi u krye nga Paneli Këshillues i Çajit (TAP) dhe u shkrua nga ekspertë për të ushqyerit dhe mirëqenien. Gjatë analizës së tyre, ata identifikuan disa lloje çaji që mund të përmirësojnë gjumin dhe të ndihmojnë në menaxhimin e stresit. Këto përfshijnë çajin e zi, çajin jeshil, kamomilin, livando, trëndafilin, jaseminin dhe lule pasioni, shkruan Luxurios Magazine, transmeton Gazeta Shneta.
Në një hulumtim nga Britania e Madhe, ShBA-ja dhe Holanda, u zbulua se një në katër të rritur nuk arrin të bëjë 7-9 orë gjumë çdo natë.
Dr. Tim Bond, autor i studimit të ri, tha: “Hulumtimi ynë ka zbuluar se një numër befasues i llojeve të ndryshme të çajit mund të ndihmojnë në uljen e stresit dhe në përmirësimin e gjumit dhe relaksimit.”
Studimi gjithashtu identifikoi disa efekte të konkreta të pirjes së çajit:
– Dy filxhanë në ditë me çaj jeshil matcha ulin ndjeshëm ankthin.
– Gjashtë javë çaji i zi (i rregullt) ul nivelet e hormonit të stresit dhe rrit relaksimin.
– Të moshuarit që pinin çaj livando dy herë në ditë kishin nivele më të ulëta ankthi dhe depresioni.
– Dy filxhanë çaj trëndafili në ditë përmirësonin mirëqenien mendore te vajzat adoleshente.
Ky studim ofron metoda të efektshme për të përballojë stresin dhe për të përmirësuar cilësinë e gjumit të tyre./Gazeta Shneta/


