Një studim i ri i George Washington University ka zbuluar se rreth 18% e infeksioneve urinare (UTI) në Kaliforninë Jugore mund të shkaktohen nga bakteret E. coli që transmetohen përmes mishit të kontaminuar, kryesisht nga pula dhe gjeli i detit.
Sipas autorit kryesor të studimit, Prof. Lance B. Price, infeksionet urinare nuk janë vetëm çështje personale shëndetësore, por edhe problem i sigurisë ushqimore, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Studimi tregon gjithashtu se banorët e zonave me të ardhura të ulëta kanë 60% rrezik më të lartë për të zhvilluar këto infeksione krahasuar me zonat më të pasura, ndërsa gratë dhe burrat e moshuar janë më të prekurit.
Ekspertët rekomandojnë kujdes gjatë përgatitjes së ushqimit: të gatuhet mirë mishi, të shmanget ndotja e kryqëzuar në kuzhinë dhe të lahen duart pas kontaktit me mishin e papërpunuar.
Studimi nënvizon se ky rrezik mund të jetë i përhapur në të gjithë SHBA-në, duke kërkuar forcim të politikave të sigurisë ushqimore dhe më shumë kërkime mbi lidhjen mes ushqimit dhe infeksioneve bakteriale.


