Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Problemet me tretjen janë të zakonshme gjatë menopauzës

Femina 23/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menopauza zakonisht lidhet me afshe të nxehta, djersitje gjatë natës dhe vështirësi në përqendrim, por kërkimet e fundit tregojnë se edhe problemet gastrointestinale (GI) mund të jenë një pjesë e nënvlerësuar e kësaj periudhe.

Një studim i ri, i paraqitur në takimin e “The Menopause Society”, në Orlando, Florida, zbuloi se 94% e gati 600 grave britanike të moshës 44–73 vjeç raportuan shqetësime me tretjen. Nga to, 82% thanë se simptomat filluan ose u përkeqësuan gjatë menopauzës, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

Sipas studiuesit kryesor, dietologut Nigel Denby nga Londra, “problemet me tretjen në moshën e mesme shpesh anashkalohen, por kërkimi ynë tregon se ato janë të përhapura dhe ndikojnë ndjeshëm në jetën e grave.” Ai shtoi se rritja e ndërgjegjësimit mund të ndihmojë profesionistët e shëndetit të ofrojnë mbështetje dhe trajtim më të mirë.

Simptomat më të zakonshme përfshinin fryrjen (77%), kapsllëkun (54%), dhimbjet e stomakut (50%) dhe refluksin acidik (49%). Më shumë se gjysma e grave raportuan simptoma ditore ose javore, me 55% që ndjenin ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës.

Vetëm një e treta e grave (33%) kishin marrë diagnozë për sindromën e zorrës së irrituar, dhe megjithëse rreth gjysma kërkuan ndihmë profesionale, 58% e tyre e konsideruan atë të pamjaftueshme.

Dr. Stephanie Faubion, drejtoreshë mjekësore e “The Menopause Society”, tha se këto rezultate tregojnë sa shpesh gratë përjetojnë simptoma gastrointestinale që mbeten pa trajtim adekuat. Ajo theksoi se është e rëndësishme të mos neglizhohen këto probleme gjatë menopauzës, pasi ndikojnë dukshëm në mirëqenien e përgjithshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZbulohet një variant më i rrezikshëm i virusit Mpox në tre persona në Kaliforni
Artikulli i rradhës Përdorimi i aspirinës gjatë shtatzënisë: Çfarë duhet të dini?

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.