Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor

Jetë 11/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sekretet mund të shkaktojnë shqetësim dhe ndjenja negative që ndikojnë thellësisht në mirëqenien tonë mendore. Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në “PsyArXiv”, por që ende nuk është rishikuar nga shkencëtarë të tjerë.

Sipas studimit, problemi, nuk është vetë sekreti, por fakti që mendjet tona kthehen spontanisht tek ai, duke na “kujtuar” vazhdimisht se kemi diçka për të fshehur.

Në studim morën pjesë 240 vullnetarë, të rekrutuar bazuar në një kërkesë të vetme; të kishin të paktën një sekret. Mesatarisht, një person mbante nëntë sekrete, të vlerësuara si “mesatarisht të rëndësishme”. Më të zakonshmet ishin gënjeshtrat, pakënaqësia me pamjen fizike, problemet financiare, dëshirat romantike dhe sjellja seksuale.

Pjesëmarrësit mbajtën një ditar për dy javë, duke regjistruar frekuencën dhe modelin e mendimeve të tyre në lidhje me sekretet e tyre. Duke i krahasuar këto të dhëna me matje ditore në kohë reale, studiuesit zbuluan një detaj kundërintuitiv: njerëzit kanë tendencë të mendojnë për sekretet më shumë në mënyrë të pavetëdijshme sesa qëllimisht.

Zbulimi interesant është se në ditët kur vullnetarët mendonin qëllimisht për sekretet e tyre, ata shqetësoheshin më pak për to, ndonjëherë madje fantazonin për to me emocione pozitive. Anasjelltas, kur mendimi ndodhte spontanisht dhe në mënyrë ndërhyrëse, ai shkaktonte një rreth vicioz ankthi që ishte i vështirë për t’u thyer. Pasojat negative në mirëqenien emocionale, përfundojnë studiuesit, do të ishin rrjedhimisht rezultat i një cikli reagimesh të shkaktuar nga mendime obsesive rreth sekretit, në vend të përpjekjes aktive për ta mbajtur atë të fshehur nga të tjerët. Frekuenca me të cilën sekreti “troket” në vetëdijen tonë përcakton se sa shumë do të na dëmtojë.

 

Artikulli paraprakSpitali i Gjakovës reagon për mos-pagesën e punëtorëve të higjienës: Përgjegjës është operatori ekonomik
Artikulli i rradhës Dieta vegjetariane lidhet me rrezik më të ulët për disa lloje kanceri

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.