Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Sindroma e vezores policistike e lidhur me rënien njohëse

Jetë 01/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindroma e vezores policistike mund të rrisë rrezikun e problemeve me kujtesën dhe të menduarit në moshën e mesme, sugjeron një studim i ri.

Sindroma e vezores policistike (PCOS) është një çrregullim hormonal që prek deri në 10% të grave dhe ka qenë i lidhur me obezitetin, diabetin dhe problemet e zemrës, shkruan burimi Health News përcjell Gazeta Shneta.

Ndërsa dihet më pak se si gjendja ndikon në tru, një studim i ri i botuar në revistën “Neurology”, sugjeron se mund të dëmtojë kujtesën dhe të çojë në plakjen e hershme të trurit.

Studimi përfshiu 907 pjesëmarrëse femra të cilat ishin 18 deri në 30 vjeç në fillim të periudhës së studimit. Prej tyre, 66 pjesëmarrës kishin sindromën e vezores policistike.

Diagnoza, megjithatë, nuk u bë nga një mjek, por bazohej në nivelet e androgjenit dhe simptomat e vetë-raportuara. Kjo do të thotë që pjesëmarrëset mund të mos i kenë mbajtur mend të gjitha informacionet me saktësi.

Gjatë ndjekjes 30-vjeçare, pjesëmarrëset përfunduan teste për të matur kujtesën, aftësitë verbale, shpejtësinë e përpunimit të informacioneve dhe vëmendjen.

Në një test që mat vëmendjen, femrat me sindromën e vezores policistike kishin një rezultat mesatarisht 11% më të ulët në krahasim me femrat pa këtë gjendje.

Pas përshtatjes për moshën, racën dhe arsimin, studiuesit zbuluan se femrat me sindromën e vezores policistike kishin rezultate më të ulëta në testet që matnin kujtesën, vëmendjen dhe aftësitë verbale sesa ato pa këtë gjendje.

Cilat janë simptomat e sindromës së vezores policistike?

Shkaku i saktë i sindromës së vezores policistike nuk dihet, por nivelet e rritura të androgjenit – një hormon seksual mashkullor – luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e gjendjes.

Ndërsa sindroma e vezores policistike diskutohet më shpesh në kontekstin e infertilitetit, gjendja mund të ketë implikime shumë më të gjera shëndetësore.

Femrat me sindromën e vezores policistike shpesh janë rezistent ndaj insulinës, gjë që i vendos ato në një rrezik më të lartë të diabetit.

Më shumë se gjysma e pacienteve me sindromën e vezores policistike zhvillojnë diabetin e tipit 2 deri në moshën 40 vjeç. Për më tepër, ato kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin gestacional (diabeti gjatë shtatzënisë), i cili mund të shkaktojë probleme si për nënën ashtu edhe për foshnjën.

Sindroma e vezores policistike është gjithashtu e lidhur me një rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe niveleve të larta të kolesterolit LDL (“i keq”).

Simptomat e sindromës së vezores policistike mund të përfshijnë si më poshtë:

– Menstruacione të rënda, të gjata, të parregullta ose të munguara.

– Steriliteti

– Akne ose lëkurë të yndyrshme.

– Qime të tepërta në fytyrë ose trup.

– Rrallimi i flokëve ose tullaci i tipit mashkullor.

– Shtim në peshë, veçanërisht rreth barkut.

– Ciste të shumta të vogla në vezore.

Ndërsa studimi nuk provon se sindroma e vezores policistike shkakton rënie njohëse, autorët rekomandojnë femrat me këtë gjendje të përfshijnë më shumë ushtrime kardiovaskulare dhe të përmirësojnë shëndetin mendor për të ngadalësuar plakjen e trurit. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi ta trajtoni situatën nëse një prind po refuzon kujdesin në moshë të shtyer: Katër gjëra për t’u marrë parasysh
Artikulli i rradhës Komuna e Shtimes merr vendim: 1000 euro për trenjakët, 500 për binjakët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.