Një studim i ri nga Suedia tregon se punonjësit në profesione që përfshijnë kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit – si në shëndetësi, arsim apo shërbime përballen me rrezik më të lartë për të zhvilluar diabet të tipit 2.
Kjo lidhet me kërkesat emocionale dhe përballjet që shkaktojnë stres të vazhdueshëm.
Studimi, i cili përfshiu rreth 3 milionë persona, gjeti se ekspozimi i lartë ndaj emocioneve të forta dhe përballjeve në punë rrit rrezikun për diabet deri në 24% te gratë dhe 20% te burrat, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Rreziku rritet më shumë kur mungon mbështetja sociale në vendin e punës.
Sipas studiuesve, stresi i vazhdueshëm ndikon në sistemin hormonal, duke çuar në prodhim të lartë të kortizolit dhe rezistencë ndaj insulinës.
Ata theksojnë rëndësinë e mbështetjes emocionale për punonjësit që përballen çdo ditë me njerëz dhe situata të vështira./Gazeta Shneta/


