Mijëra studime kanë treguar provat e fuqishme të shëndetit që ofron vitamina D.
Sipas ekspertit të vitaminës D, Michael Holick, mungesa e vitaminës D është gjendja më e zakonshme mjekësore në botë. Sipas tij, shumica e njerëzve nuk po marrim mjaft ekspozim në diell, transmeton Gazeta Shneta.
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në komunikimin ndërqelizor i cili siguron prodhimin e shëndetshëm të qelizave. Një nga ngjarjet e para me kancer është humbja e komunikimit midis qelizave. Kjo mangësi në shkëmbimin e informacionit midis qelizave parandalon qarkullimin e qelizave të shëndetshme, duke lejuar që qelizat më të mëdha të kancerit të përparojnë.
Vitamina D në të vërtetë është në gjendje të hyjë në qelizat kancerogjene dhe të shkaktojë apoptozë ose vdekje të qelizave kancerogjene. Në një studim, kur injektuan një formë të fuqishme të vitaminës D në qelizat e kancerit të gjirit, gjysma e tyre vdiqen brenda disa ditësh./GazetaShneta/