Studimet tregojnë se gratë janë më të prirura për të respektuar masat mbrojtëse sesa burrat

2020-10-26 në ora 14:27

Sipas një studimi të publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences of the Unived States of America, gratë kanë tendenca që të marrin më seriozisht covid-19 sesa burrat.

Kjo mund të jetë dhe për një arsyje, pasi gratë mendojnë për të mbrojtur më shumë të dashurit e tyre shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Studimi përfshiu 21,649 burra dhe gra nga vendet si Australia, Austria, Franca, Gjermania, Italia, Zelanda e Re, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Rezultatet treguan se gratë kanë më shumë gjasa të shohin covid-19 si një problem serioz dhe të bien dakord me të gjitha vendimet e hartuara për të luftuar covid-19.

Ndërkohë, nga një sondazh ku pjesëmarrës ishtin rreth 800 persona, më shumë gra u deklaruan se respektojnë të gjitha masat mbrojtëse, duke praktikuar mbajtjen e maskave, distancen fizike dhe higjienen.

Kurse, sonazhi tjetër që përfshiu 2,500 njerëz në SHBA zbuloi se burrat ishin më pak të prirur për të respektuar masat mbrojtëse./GazetaShneta/