Sipas një studimi nga Qendra Mjekësore e Universitetit Coumbia Irving, gratë që nuk bëjnë një gjumë të mirë kanë tendencë që të ushqehen më shumë dhe nuk preferojnë të ndjekin një dietë cilësore.
Kërkimet e mëparshme kanë demostruar një lidhje mes gjumit të mjaftueshëm dhe mbipeshës, diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës, ndërsa, këtë herë është e kundërta shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Studimi vëzhgoi 495 gra të moshës 20-76 vjeçare dhe synim i këtij studimi ishte vështrimi i cilësisë së gjumit, sa kohë bënin gjumë dhe a përjetonin pagjumësi.
Grave i’u kërkua që të raportonin rreth llojeve të ushtrimeve që zakonisht konsumonin dhe sasitë.
Ekipi hulumtues zbuloi se gratë me cilësi jo të mirë të gjumit tentonin të konsumonin më shumë karbohidrate, e që rezultonte në mbipeshë dhe diabet.
Gratë që vuanin nga pagjumësia zbuluan se konsumonin më shumë ushqime që përmbanin yndyrna të pangopura.
“Ne mendojmë se gjumi me cilësi të dobët mund të ndryshojë sinjalet e urisë dhe ngopjes, gjithashtu dhe aktivitetin e trurit”, u shpreh Brooke Aggarwl, profesoreshë.
Rezultatet përfundimtare nga ekipi hulumtues treguan se cilësia e dobët e gjumit po shoqërohet me një konsum më të ulët të drithërave./GazetaShneta/