Transplantimi i mitrës është një metodë efektive dhe e sigurt për të korrigjuar infertilitetin kur mungon një mitër funksionale. Ky është përfundimi i studimit të parë të plotë në botë për transplantin e mitrës, i kryer në Universitetin e Goteborgut.
Studimi i publikuar në revistën ‘Fertility and Sterility’, mbulon transplantin e mitrës nga donatorët e gjallë. Operacionet u drejtuan nga Mats Brännström, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Akademinë Sahlgrenska, Universiteti i Goteborgut, dhe kryemjeku në Spitalin Universitar Sahlgrenska, shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Pas shtatë nga nëntë transplantet e studimit, pasoi trajtimi i fekondimit in vitro (IVF). Në këtë grup prej shtatë femrash, gjashtë (86%) mbetën shtatzënë dhe linden fëmijë. Tri gra kishin nga dy fëmijë, duke e bërë numrin e përgjithshëm të foshnjave nëntë.
Për sa i përket asaj që njihet edhe si “shkalla klinike e shtatzënisë”, studimi tregon rezultate të mira IVF.
Probabiliteti i shtatzënisë për çdo embrion individual të kthyer në një mitër të transplantuar ishte 33%, që nuk ndryshon nga shkalla e suksesit të trajtimeve IVF në përgjithësi.
“Ky është studimi i parë i plotë që është bërë dhe rezultatet i tejkalojnë pritshmëritë si në shkallën klinike të shtatzënisë ashtu edhe në shkallën kumulative të lindjeve të gjalla,” thotë profesor Brännström. /Gazeta Shneta/