Një studim i ri tregon se tamoksifeni, një terapi hormonale e njohur, mund të ulë ndjeshëm rrezikun e rikthimit të kancerit te gratë.
Gratë që përdorën tamoksifen pas operacionit të lumpektomisë për heqjen karcinomën duktale in situ (DCIS) ishin 44% deri në 51% më pak të rrezikuara për rikthim të kancerit, sipas të dhënave të paraqitura në simpoziumin vjetor për kancerin e gjirit në San Antonio, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
DCIS është një formë jo-invazive e kancerit të gjirit, ku qelizat anormale gjenden brenda kanaleve të qumështit dhe përbën rreth 20%-25% të rasteve të reja në SHBA. Tamoksifeni ka mbi 40 vite që përdoret për trajtimin e kancereve të ndikuara nga estrogjeni, duke bllokuar receptorët e tij në qelizat kancerogjene.
Në këtë studim, mbi 900 gra me DCIS me rrezik të ulët u vlerësuan, dhe ato që përdorën tamoksifen pas operacionit kishin një rrezik më të ulët (11%) të rikthimit të kancerit krahasuar me ato që nuk e përdorën (19%). Për më tepër, kur të dhënat u përshtatën për madhësinë dhe gradën e DCIS, gratë që morën tamoksifen kishin deri në 51% më pak gjasa të përjetonin rikthim të kancerit.
Këto rezultate mbështesin udhëzimet aktuale që rekomandojnë konsiderimin e tamoksifenit pas operacionit për gratë me DCIS, duke u ofruar më shumë informacion për të ndihmuar në zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm. /Gazeta Shneta/


