Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi i ri qetëson prindërit: Macet nuk e përkeqësojnë astmën te fëmijët

Jetë 11/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prindërit nuk kanë nevojë të largojnë macen e familjes nga shtëpia për të mbrojtur fëmijët nga astma, sugjeron një studim i ri.

Sipas hulumtimit të publikuar më 9 qershor në revistën shkencore “Frontiers in Allergy”, jetesa me një mace nuk lidhet me përkeqësim të simptomave të astmës te fëmijët dhe adoleshentët, shkruan burimi Health Day transmeton Gazeta Shneta.

“Fëmijët që jetonin me një mace kishin nivele të ngjashme të ashpërsisë së astmës, përkeqësimeve të saj, kontrollit të sëmundjes dhe funksionit të mushkërive krahasuar me ata që nuk jetonin me mace,” tha autorja kryesore e studimit, Resthie Putri, studiuese postdoktorale në Institutin Karolinska në Stokholm.

Ajo shtoi se rezultatet nuk ndryshonin as në varësi të numrit të maceve në shtëpi, gjinisë së tyre apo moshës së kafshës.

Prej kohësh, shumë prindër kanë raportuar se qimet dhe alergjenët e kafshëve shtëpiake mund të shkaktojnë sulme të astmës, por studimet e deritanishme kanë dhënë rezultate të paqarta dhe shpesh kontradiktore.

Për këtë studim, shkencëtarët analizuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 30 mijë fëmijëve dhe adoleshentëve suedezë deri në moshën 17-vjeçare, të lindur mes viteve 2006 dhe 2020, të diagnostikuar me astmë ose alergji të rrugëve të frymëmarrjes.

Rreth 9% e fëmijëve kishin të paktën një mace në shtëpi. Pas një ndjekje dyvjeçare, studiuesit nuk gjetën dallime domethënëse mes fëmijëve që jetonin me mace dhe atyre që nuk kishin.

Astma e moderuar deri e rëndë u shfaq në rreth 10% të të dy grupeve, ndërsa sulmet e astmës prekën afërsisht 3% të fëmijëve në secilin grup. Po ashtu, nuk u vunë re dallime të rëndësishme në funksionin e mushkërive.

Sipas studiuesve, një shpjegim i mundshëm është se ekspozimi ndaj alergjenëve të maceve është i zakonshëm edhe jashtë shtëpisë, në vende si shkollat apo transporti publik. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakFutja e hershme e vezëve në ushqimin e bebeve mund të ulë rrezikun e alergjive
Artikulli i rradhës Studimi i ri vë në pikëpyetje saktësinë e diagnozave të shëndetit mendor

Ju sugjerojmë

Gratë vuajnë më shumë nga apnea e gjumit, por shpesh diagnostikohen më vonë

11/06/2026 Femina

SHBA miraton për herë të parë pas 20 vitesh një përbërës të ri për kremrat kundër diellit

11/06/2026 Jetë

Alarm nga studiuesit: Suplementi i njohur për dhimbjet e kyçeve mund të përshpejtojë Alzheimerin

11/06/2026 Jetë

Studimi i ri vë në pikëpyetje saktësinë e diagnozave të shëndetit mendor

11/06/2026 Jetë

Futja e hershme e vezëve në ushqimin e bebeve mund të ulë rrezikun e alergjive

11/06/2026 Jetë

Studim: Gjumi i çrregullt mund të dëmtojë kujtesën dhe fjalorin te fëmijët e vegjël

11/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.