Studiuesit po raportojnë se konsumimi i rreth gjysmë lugë gjelle në ditë vaj ulliri mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca.
Studimet e mëhershme kanë treguar se vaji i ullirit ndihmon në uljen e rrezikut të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, kanceri, sëmundjet neurodegjenerative dhe sëmundjet e frymëmarrjes, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një konsum më i lartë i vajit të ullirit lidhet me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë së lidhur me demencën, sipas një studimi të botuar në revistën “JAMA Network Open”.
Studiuesit përdorën informacione nga dy grupe të mëdha të studimeve në Shtetet e Bashkuara – “Studimi i Shëndetit të Infermierëve” dhe “Studimi Vazhdues i Profesionistëve Shëndetësor”.
Ata zbuluan se njerëzit që konsumonin më shumë se 7 gramë vaj ulliri në ditë (rreth gjysmë lugë gjelle) kishin nivele dukshëm më të ulëta të vdekshmërisë së lidhur me demencën sesa ata që konsumonin më pak se 7 gramë.
“Pavarësisht nëse preferoni gjalpë apo vaj ulliri, unë do të rekomandoja një shumëllojshmëri vajrash gatimi për shëndetin tuaj”. “Si gjalpi dhe vaji i ullirit mund të ngadalësojnë reagimin e sheqerit në gjak pas vaktit tuaj dhe secili ka përfitimet e veta unike shëndetësore. Ju nuk duhet domosdoshmërisht të zgjidhni njërën mbi tjetrën. Në përgjithësi, unë rekomandoj të zgjidhni yndyrna të pangopura si vaji i ullirit në shumicën e kohës dhe ndonjëherë të merrni gjalpë dhe vajra të ngopura”, thanë ekspertët e studimit. /Gazeta Shneta/