Një studim i publikuar në revistën Neurology ka shqyrtuar ndikimin kompleks të moshës së fillimit të menopauzës dhe rrezikut vaskular në rënien konjitive, duke sugjeruar mundësi të reja për parandalim të synuar.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Jennifer Rabin nga Instituti i Kërkimeve Sunnybrook në Toronto, u përqendrua në gratë pas menopauzës, duke përfshirë 8,360 pjesëmarrëse dhe një grup të ngjashëm burrash për krahasim, shkruan NIH, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se një menopauzë e hershme e kombinuar me rrezik të lartë kardiovaskular lidhej me rënie të përshpejtuar të funksionit konjitiv. Për më tepër, terapia zëvendësuese hormonale me estrogjen nuk tregoi ndikim të rëndësishëm në modifikimin e kësaj lidhjeje, edhe pse shfaqte një tendencë për të zbutur efektet e rënies konjitive të lidhura me menopauzën e hershme.
“Menopauza e hershme dhe rreziku vaskular duhen marrë në konsideratë kur zhvillohen strategji për parandalimin e rënies konjitive,” theksoi Rabin. Autorët sugjerojnë nevojën për studime të mëtejshme afatgjata për të vlerësuar më tej ndikimin e këtyre faktorëve./Gazeta Shneta/


