Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi: Mushkonjat mund të “mësojnë” të mos kenë frikë nga repelentët

Jetë 02/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri ka zbuluar se disa lloje mushkonjash mund të zhvillojnë një sjellje të papritur ndaj repelentit DEET, përbërësi më i përdorur në produktet kundër insekteve. Sipas studiuesve, mushkonjat mund të mësojnë ta lidhin aromën e DEET me një burim ushqimi, duke ndryshuar mënyrën se si reagojnë ndaj tij.

Hulumtimi u përqendrua tek mushkonja “Aedes aegypti“, e njohur për përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme si ethet e verdha, dengue, Zika dhe chikungunya. Në eksperimentet laboratorike, shkencëtarët përdorën një metodë të ngjashme me kushtëzimin klasik të përshkruar nga fiziologu rus Ivan Pavlov, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Mushkonjave iu ofrua një burim gjaku i ngrohtë për t’u ushqyer dhe, në të njëjtën kohë, u ekspozuan ndaj aromës së DEET. Pas përsëritjes së procesit katër herë, më shumë se 60% e insekteve tentuan të ushqeheshin kur ndjenin vetëm aromën e DEET, edhe pa praninë e gjakut.

Për të testuar nëse kjo ndikonte në preferencat e tyre, studiuesit u ofruan mushkonjave zgjedhjen mes dy duarve njerëzore: njërës të trajtuar me DEET dhe tjetrës jo. Mushkonjat e patrainuara shmangën dorën me repelent, ndërsa ato që kishin krijuar lidhjen mes aromës dhe ushqimit u tërhoqën prej saj.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se këto rezultate nuk nënkuptojnë se DEET ka humbur efektivitetin.

Përkundrazi, ai mbetet një nga mjetet më të sigurta dhe më efikase për mbrojtjen nga pickimet e mushkonjave. Studimi sugjeron vetëm se ruajtja e një niveli të qëndrueshëm të repelentit, përmes riaplikimit të rregullt, mund të jetë e rëndësishme për të shmangur përshtatjen e insekteve ndaj përqendrimeve më të ulëta të tij. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi gjumi bën “pastrimin e natës” të trurit dhe ul rrezikun e demencës
Artikulli i rradhës Parashikimi i motit për sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.