Tre familje u infektuan nga koronavirusi në Janar në Kinë, gjatë një darke në një restaurant në Guangzhou. Gjatë hulumtimit të rastit të tyre, studiuesit mendojnë se faji për infektimin e tyre gjendet tek kondicioneri, shkruan Businessinsider, transmeton Gazeta Shneta.
Studiuesit po konsiderojnë se në restorant mund të ketë qenë një person i sëmurë me Covid-19 asimptomatik dhe spërklat e tij mund të kenë udhëtuar më larg sesa normalisht për shkak të kondicionerit.
Bëhet fjalë për një grua 63-vjeçare e cila befasoi studiuesit për nga simptomat dhe infektimin e personave tjerë, transmeton gazetashneta. Kjo për faktin se 4 persona të afërm të saj dolën pozitiv, si dhe 5 persona të dy familjeve tjera poashtu rezultuan pozitiv, të cilët kishin qenë atë natë në të njëjtin restoran.
Një gjetje shpresëdhënëse në këtë studim është se 73 persona tjerë që darkuan atë natë në të njëjtin restorant, rezultuan negativ.
“Për të parandaluar përhapjen e virusit në restorante, ne rekomandojmë rritjen e distancës midis tavolinave dhe përmirësimin e ventilimit”, kanë rekomanduar studiuesit.
Gastronomia është kategoria më e goditur nga situata me koronavirus dhe tani ky studim shfaq probleme tjera në këtë biznes, që do të thotë se hapja e tyre mund të shtyhet edhe pas lehtësimit të masave. /Gazeta Shneta/