Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studiuesit: Inteligjenca artificiale ndihmon në identifikimin e dy nëntipeve të reja të kancerit të prostatës

Jetë 07/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Studiuesit thonë se inteligjenca artificiale i ka ndihmuar ata të identifikojnë dy nëntipe të kancerit të prostatës.

Ata shpjegojnë se këto nëntipe të reja, të quajtura “evotipe”, mund të përdoren për të përmirësuar diagnostikimin e pacientëve dhe për të zhvilluar trajtime më efektive, shkruan Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.

Sipas tyre, një program i ndihmuar nga inteligjenca artificiale ka mundësuar identifikimin e dy llojeve të dallueshme të kësaj sëmundjeje – një zbulim që mund të ndihmojë në shmangien e operacioneve të panevojshme.

Studimi u publikua sot në revistën shkencore “Cell Genomics”. Në të, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Mançesterit identifikuan “evotipet” përmes analizës së të dhënave të ADN-së me ndihmën e AI-së.

Ata analizuan mostrat e kancerit të prostatës nga 159 pacientë, duke përdorur sekuencimin e gjenomit për të përcaktuar dy grupet kryesore të evotipeve.

Studiuesit thonë se këto gjetje mund të çojnë në zhvillimin e një testi të ri gjenetik, i cili, kur kombinohet me metodat tradicionale të stadifikimit dhe klasifikimit, mund të ndihmojë në ofrimin e një prognoze dhe trajtimi më të saktë për pacientët.

Dr. Rupal Mistry, menaxher i angazhimit shkencor në Cancer Research UK, organizatë që ka ndihmuar në financimin e studimit, tha për Medical News Today se:
“Ky hulumtim shtron themelet për trajtime të personalizuara për pacientët me kancer të prostatës, duke rritur mundësinë që ata ta mposhtin këtë sëmundje.”

Dr. Dan Woodcock, autori kryesor i studimit dhe udhëheqës kërkimesh në Departamentin e Shkencave Kirurgjike në Universitetin e Oksfordit, u shpreh:
“Kërkimi ynë tregon se tumoret e prostatës zhvillohen përmes rrugëve të ndryshme, duke çuar në dy lloje të ndryshme të sëmundjes. Kjo njohuri është thelbësore sepse na lejon të klasifikojmë tumoret në bazë të mënyrës se si ato evoluojnë, jo vetëm në bazë të mutacioneve apo ekspresionit gjenetik.”

Dr. Michael Morris, shef i seksionit për kancerin e prostatës në Qendrën Memorial Sloan Kettering në New York – i cili nuk ishte pjesë e studimit – tha se evotipet e identifikuara mund të ndihmojnë mjekët dhe pacientët të kuptojnë “në cilën rrugë ndodhen dhe sa larg kanë avancuar në zhvillimin e sëmundjes”. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMenopauza mund të rrisë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, zbulon një studim i ri
Artikulli i rradhës Ekspozimi ndaj diellit mund të përmirësojë fertilitetin tek gratë mbi 30 vjeç

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.